Vulin: Për serbët Thaçi, Haradinaj e VV janë të njëjtë

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 18:53 | Nga

Serbët në Kosovë kanë vetëm një zgjidhje, që vetë të përcaktojnë në mënyrë sa më efikase të ruajnë jetën e tyre dhe të zbatojnë gjithë atë që i ndihmon në ruajtjen e tyre në Kosovë, deklaroi sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Nuk ka dallime ndërmjet Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Isa Mustafës ose Vetëvendosjes. Nuk ka kurrfarë dallimesh prej asnjë prej tyre. Asnjëri prej tyre nuk është dikush me të cilin do të doja të takohem, apo të jemi miq, aleat politik. Asnjëri prej tyre nuk ua dëshiron të mirën serbëve dhe Serbisë”, u ka thënë mediave Vulin.

Ai ka theksuar se ushtria serbe kontrollon në tërësi territorin serb dhe nuk do të lejojë që kurrfarë destabiliteti politik të bartet në territorin e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme