VV-ja e LDK-ja dalin ta nënshkruajnë marrëveshjen

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Klan Kosova mëson se nga LDK ndodhet Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala dhe Vlora Dumoshi.

Ndërsa nga VV-ja është parë dukë hyrë deputetja Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Insajderi ka tentuar të marrë prononcim nga zyrtarët e të dyja partive mirëpo deri më tash, kanë qenë të paqasshëm.

Të ngjashme