VV: Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull

Prizren | 06 Qer 2017 | 18:33 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e tretë zgjedhor në qytetin Prizren ku të pranishëm kanë qenë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e kandidatë të tjerë për deputetë.

Kandidati për deputet, Arbër Rexhaj, ka thënë se mbështetja për VV-së po rritet dhe se ky tubim veç e

“Bashkimi ynë rreth një qëllimi është mesazh i një lirie qytetare që na ka munguar ngaherë, por që sot do të bëhet fakt i pandryshueshëm. Jemi të bashkuar prej Prizrenit, rreth Vetëvendosjes dhe për Vetëvendosjen”, ka thënë Rexhaj.

Ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Mytaher Haskuka, ka thënë se Prizreni sot po i thotë jo krimit, korrupsionit e “zajednicës”.

“Këta e lanë universitetin pa shkencë, kulturën pa libra, trashëgiminë kulturore të bastisur, vendin pa punë, gjykatat pa drejtësi”, tha Haskuka.

Ai tha se Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull.

“Të gjithë votojmë që me 11 qershor të kemi një kryeministër me zemër, të guximshëm dhe të dijshëm, Albin Kurtin.

Urime populli i bashkuar kundër krimit të organizuar”, ishin fjalët përmbyllëse të tij në këtë tubim.

Asamblistja dhe kandidatja për deputete Drita Millaku, tha se gruaja është shtylla jo vetëm e familjes, por e krejt shoqërisë.

“Ndërsa subjektet e tjera kanë premtime boshe për barazinë gjinore, VETËVENDOSJE! ka program konkret për realizimin e barazisë gjinore”, tha Millaku në tubimin elektoral të Prizrenit.

Ajo bëri një përmbledhje të premtimeve, duke filluar me pushimin e lehonisë, shtesat për fëmijë, hapja e 16 çerdheve, e drejta e trashëgimisë së pronës dhe ndërtimi i banesave sociale.

“VV-ja jo vetëm vendos gratë në Lëvizje, por është Lëvizje për gratë dhe të drejtat tona. Te ne nuk ka ndarje, jemi bashkë djem e vajza, burra e gra, bashkë në protesta, bashkë në demonstrata, bashkë në programet e qeverisje, bashkë do të jemi gjithmonë kështu si jemi”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme