Weber, Vogel: Lajçak nuk është zgjidhje e mirë për emisar të BE-së, Sllovakia nuk e njeh Kosovën

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunëtorët e Lartë të Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin dhe Bruksel, Bodo Weber dhe Toby Vogel, në një analizë gjithëpërfshirëse të përbashkët për për Euobserwer kërkojnë të dëshmojnë se Mirosllav Lajçak nuk do të ishte një zgjedhje e mirë për pozitën e të dërguarit special të BE-së për negociatat Prishtinë-Beograd.

Sipas tyre, ndër arsyet e para është se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Weber dhe Vogel, në një tekst të titulluar “Pse Miroslav Lajcak është zgjedhja e gabuar për të dërguarin e BE”, vlerësojnë se, sipërfaqësisht, Lajçak vepron si dikush që ka kualifikimet e nevojshme për postin sepse ai flet serbisht dhe ishte i dërguari i BE-së për të mbikëqyrur referendumin në pavarësinë e Malit të Zi në 2006 dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinë nga 2007 në 2009.

Ai gjithashtu mbante postin e përfaqësuesit të Lartë dhe se ai po “noton” në burokracinë e Brukselit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme