Zafiri, Kuçit: Kur unë isha në burg, ti ishe milic

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 12:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka replikuar ashpër me deputetin Zafir Berisha, duke i thënë se CV-ja e tij është shumë më e mirë dhe më e pastër se e tij.

“Në fund CV-ja ime është më e mirë se e jotja… mos e shih veten si monopolues të UÇK-së”, tha Kuçi.

Por i ashpër ishte edhe reagimi i Berishës.

Ai iu drejtua Kuçit duke thënë “Në vitet e 80-ta kur unë isha në burg me vëllezërit e mi, t’i ishe milic në Vushtrri”.

“Në vitet e 80-ta unë isha fëmijë”, iu përgjigj Kuçi, duke shtuar se kurrë nuk ka vepruar kundër vendit të tij.

“Pas 12 qershor ‘99 Zoti të ndihmoftë ty edhe të tjerëve çka keni bo bo”, iu kundërpërgjigj Kuçi, Berishës.

 

Të ngjashme