Zëdhënësi i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka bërë manipulim

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e ka quajtur doracak të Presidentit Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo gjykatë ka bërë manipulim dhe shkelje me aktgjykimin e saj për t’i dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi dhe dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

“Gjykata fillimisht u bë doracak për Presidentin, doracaku pastaj qëndrim që doli më 28 maj, e këtij qëndrimi ju përshtat edhe vendimi, sot. Prandaj ishte i nevojshem edhe manipulimi”, është shprehur Manxhuka.

“Manipulimi e shkelja ishin të domosdoshme për aq kohë sa Gjykata ndiqte rrugën e Presidentit dhe jo anasjelltas”.

Të ngjashme