Zeka: Rusia ka rol të madh në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur rreth takimit në Uashington mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Po dëgjojmë kritika se nuk po dihet çfarë po bisedohet mes delegacioneve, por duhet të kuptojmë që natyra e këtyre negociatave duhet të jetë sekrete. Fuqitë e mëdha botërore, kur ndërmjetësojnë ndonjë marrëveshje, kushtet dhe bisedimet mbesin sekrete deri të arrihet marrëveshja”, ka thënë Zeka në Kanal10.

Tutje, Zeka ka thënë se ka pasur raste kur ndërmjetësuesit e marrëveshjeve mes shteteve të ndryshme, kanë marrë delegacionet e vendeve përkatëse duke i mbyllur me muaj në vila të ndryshme në Norvegji e Suedi, deri sa është arritur një marrëveshje e pëlqyeshme nga të dy palët.

Zeka ka thënë se duhet të theksohet fakti se Rusia do të luajë rol të rëndësishëm në marrëveshjen Kosovë-Serbi. 

Të ngjashme