Zemaj dhe Vitia fajësojnë njëri-tjetrin për keqmenaxhim të pandemisë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 16:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pararendësi i tij tani deputet në Kuvend, Armend Zemaj, kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit për menaxhimin e pandemisë. Vitia e kritikoi Zemajn duke i thënë se ka shkaktuar dëm të pariparueshëm, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se situata me manaxhimin e pandemisë ka degraduar, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se është i dëshpëruar me situatën e krijuar, derisa tha se është e degraduar, duke shtuar se transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve është zero.

“Personalisht jam krenar që qytetarët respektuan ligjin e pandemisë dhe më së paku jam krenar me politizimin banal që ka ndodh me situatën me pandeminë. Me 23 mars kam dorëzuar detyrën dhe jam i dëshpëruar me situatën e krijuar dhe duhet se e degradoi. Për këtë 30 ditën janë infektuar 21 mijë asnjë fjali nga qeveria dhe së paku një ngushëllim, salla 1 Tetori është mbyllur, për këto 30 ditë transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve është zero”, tha ai.

Vitia, ka replikuar ndaj ish-ministrit Zemaj, derisa tha se pranimi i 1400 specializantëve në kohë pandemie do të kontribuojë në dëmin shëndetësorë.

“Është shqetësuese gjithë ato kundërthënie në fjalim që i patët z.Zemaj. Folët për specializime, gjëja me e lehtë është të nënshkruhen 1.400-2000 specializime.Në kohë pandemie të merren 1.400 punëtorë -ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë edhe merren direkt me pacientët në terren, ku nuk kanë çfarë të bëjnë se nuk kanë mentorë të mjaftueshëm e nuk e marrin as dijen e duhur -është një dëm që nuk mund të riparohet…Nuk po mundem me besu që dikush që ka qenë në MSH të vije në një konstatim të pabazuar.Ju kuptoj në petkun e opozitarit, çdo kritikë tuajen do ta marrë me seriozitet dhe çdo ofendim me shumë sporitivitet”, tha Vitia ndër të tjera në Kuvend.

“Po pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetiun nëpër komuna…Pse keni thënë se do të ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent…Keni larguar komplet mjekët nga fronti dhe keni sjellë në koridore të QKUK-së, pa pasur askush t’i mësojë…çka ju dasht një qendër e mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme