Zemaj premton për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës nëse LDK-ja vjen në pushtet

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka premtuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës përbrenda mandatit të LDK-së, nëse subjekti politik të cilit ai i takon arrin ta marrë pushtetin.

Zemaj, i ftuar në emisionin ‘Kosova Voton’, ka deklaruar se përbrenda këtij viti planifikohet të nisë tenderimi i saj, shkruan Gazeta Express.

“Brenda një mandati, në këtë vit planifikojmë dhe nisin deri te tenderimi i saj. Unë kom pas kontakte personale edhe me kryetarin e Prishtinës, ai është pro asaj ideje. Nuk shoh ndonjë problematikë ligjore që të fillojë ky projekt, i cili është prioritet në shëndetësi”, deklaroi Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme