Zëvendës ambasadorja e ShBA-së: Jemi me fat që kemi partneritet kaq të fortë me Kosovën

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës Ambasadorja e ShBA-së, Alyson Grunder përkujton 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në ShBA.

Grunder tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj solidaritetit të Kosovës për këtë ceremoni në kujtim të 21 vjetorit të sulmeve të tmerrshme që ndodhën në Kullat Binjake, raporton EO.

“Kam nderin që jam duke përfaqësuar qeverinë, popullin e ShBA-së në ceremoninë e sotme që po përkujton 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës solidaritetit të Kosovës në përkujtimin e kësaj ngjarje të sulmeve të tmerrshme që na ndodhën në New York dhe morën jetën e 3 mijë vetave të pafajshëm. Përderisa jemi duke përkujtuar kalimin ne amshim të Elizabieta ll dëshiroj të përkujtoj fjalët e saj kur ajo tha se “përvese nderojmë gjithë ata që kanë humbur jetën në të njëjtën kohë po nderojmë përkushtimin e komuniteteve që u zotuan për të rindërtuar jetët”.

Mes tjerash, ajo theksoi se edhe ne Pejë do të ngritët një shtatore në nder të viktimave të 11 shtatorit ne ShBA.

“Në atë ditë të kobshme unë kam qenë New York duke shërbyer në misionin e ShBA në kombet e bashkuara. Mund të paramendoni çfarë tronditje kishim. Qëllimi i tyre ishte të merrnim sa më shumë jetë të njerëzve. Përveç ceremonisë këtu edhe në Pejë është një përurim ku do të bëhet një shtator e me një shtyllë të çmueshme që është dhuruar nga zjarrfikësit në New York. Ky është vetëm simbol i lidhjeve të forta që Kosova dhe ShBA që i kanë së bashku.

Të ngjashme