Zëvendëskryeministrja kthen flamurin e Kosovës dhe deklaratën e pavarësisë në zyrë

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Pas debatit në Kuvendin e Kosovës për respektimin e simboleve shtetërore nëpër zyra, debat i nxitur pas raportimeve se Goran Rakiq kishte larguar flamurin e Kosovës nga zyra e tij, ka reaguar zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj.

Zëvendëskryeministrja nga radhët e NISMA-s, në fjalën e saj në Kuvend ka treguar se kur ka shkuar në zyrën e saj për të filluar punën si zëvendëse e kryeministrit Hoti, nuk ka gjetur as flamurin e Kosovës e as deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, një zyrë e tillë ishte shfrytëzuar nga kabineti i Albin Kurtit sa ishte kryeministër.

Pas gjithë këtij debati është lajmëruar përsëri zv.kryeministrja, e cila ka treguar se tashmë në zyrën e saj janë edhe flamuri i Kosovës dhe deklarata e pavarësisë së Kosovës.

“Deklarata e pavarësisë sërish aty ku e ka vendin! Mirënjohje të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën për ta bërë të mundur miratimin e kësaj deklarate!”, ka shkruar ajo.

Deklarata e pavarësisë sërish aty ku e ka vendin!Mirënjohje të përjetëshme të gjithë atyre që dhanë jetën për ta bërë të mundur miratimin e kësaj deklarate!

Gepostet von Albulena Balaj Halimaj am Donnerstag, 11. Juni 2020

Të ngjashme