Zogaj: Sa ishte në opozitë, Kurti ishte kundër asaj që e prezantoi sot në Bruksel

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pas takimeve që zhvilloi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel dhe Tiranë.

Sipas tij Albin Kurti është pajtuar për “treg të përbashkët rajonal”, ide që Zogaj thotë se Kurti e kishte kundërshtuar gjatë kohës sa ishte opozitar. Zogaj thotë se aktualisht Kurti po e promovon një ide të tillë.

Derisa shton se Kurti po synon të mbulojë gjëra të tilla me deklarata si “pyetja për Vucicin për ta njohur Kosovën” e gjera të tjera.

Postimi i tij i plotë “Ne takimin rajonal te Tiranes para pak ditesh dhe sot kete ne Beuksel, KM i Kosoves eshte pajtuar per “treg te perbashket rajonal.” Kete treg Serbia eshte duke e kerkuar me vite. Perderisa Albin Kurti, sa ishte ne opozite e kundershtonte ashper kete ide, eshte pikerisht ai, ne poziten e KM qe po e promovon nje gje te tille. Sigurisht, per t’a bere kete ndryshim radikal me pak te dukshem, behen deklarata te tipit “Perplasja ne mes KM Kurti dhe KM se Serbise ne Tirane,” ose “Kurti pyeti Vicicin se kur do ta njohes Kosoves,” e te ngjashme. Perderisa, Kosoves i ofrohet “ushqim” ditor me keso deklaratash, Serbise po i ofrohet tregu i perbashket. Po kjo ka pak rendesi per masat, per to, eshte e mjaftushme qe ndodhi “perplasja.”

Të ngjashme