Zonja Meri parashikon fatin e numrave të partive në zgjedhjet lokale

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Nëntë, është rezultati nëse mbledhen numrat e shifrës 144, me të cilën Vetëvendosje do të përfaqësohet në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ky numër është me fat sipas astrologes, Meri Shehu, e cila jep një parashikim me domethënien e tij.

Sipas llogaritjeve astrologjike, 177-shi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dy kuptime.

Numri 160, të cilin e bart Lidhja Demokratike e Kosovës, ka të bëjë me bashkëpunimin.

4shi, që është rezultat i mbledhjes së tre numrave, 121, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kuptimin e familjaritetit.

Sipas parashikimit të astrologes, Nisma me 119, mbetet nën hijen e një subjekti tjetër.

Të ngjashme