Zv.presidenti i Parlamentit Evropian: S’mund të premtoj se vizat hiqen shpejt

Drenas | 12 Maj 2018 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se s’mund të japë asnjë datë konkrete, e as të premtoj se vizat do të hiqen shpejt për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Wieland, i cili është po ashtu zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, shtoi se fajin nuk është tek asnjë shtet anëtar i BE-së, ngase kërkohen votat edhe të këtyre shteteve.

Ai në Drenas ku edhe u shpall qytetar nderi i kësaj komune, tha se nuk është mirë që të flitet kundër asnjë shteti të BE-së.

“Unë e di që ju ndiheni padrejtësisht të trajtuar, të trajtuar jo korrektë. Por mund të sigurojë që atë që ka mundësi do të bëjë, por nuk mund të premtojë asgjë, as që do të ndodh shpejtë e as ndonjë datë”.

“Paramendoni kur në Këshill është liberalizimi, dhe nuk merrni votat. Paramendoi kur ju vazhdoni rrugën në integrime pse nuk mundësi që vetëm me një shtet kundër me vazhduar tutje. Ta keni parasysh në mesin e vendeve që do të mbivotoheshin ka superfuqi”.

“Nuk mund të flas në emër të Parlamentit Evropian, nuk mund të flas në emër të partisë time, por mund të flasë të grupit parlament që i takojë, ne nuk do të pranojmë asnjë vend të BE i cili do të vazhdojë të qes probleme të reja edhe për fqinjët, pra që ka probleme vitale me fqinjët”.

“Vendet që do të hyjin në BE nuk mund të jenë djemtë e këqij që pengojën të tjerët të jenë pjesë e BE-së”.

Zyrtari evropian garantoi se në BE nuk do të pranohen shtete të cilat kanë problem me fqinjët, raporton EO.

Madje për këtë çështje ai pati edhe një përkufizim, duke i quajtur “djem të këqij” të gjitha ato shtetet që janë pengesë për fqinjët në rrugën e tyre evropiane.

“Nuk mund të flas në emër të Parlamentit Evropian, nuk mund të flas në emër të partisë time, por mund të flasë të grupit parlament që i takojë, ne nuk do të pranojmë asnjë vend të BE i cili do të vazhdojë të qes probleme të reja edhe për fqinjët, pra që ka probleme vitale me fqinjët”.

“Vendet që do të hyjin në BE nuk mund të jenë djemtë e këqij që pengojën të tjerët të jenë pjesë e BE-së”.

Pas shpalljes Qytetar Nderi i Drenasit, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka vizituar gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ku është takuar dhe ka bashkëbiseduar me nxënësit që ishin pjesëmarrës në vizita në Gjermani.

Më pas ai ka marrë pjesë në drekën zyrtare të organizuar për nderë të tij. Wieland ka bërë një shëtitje në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, derisa ka pirë kafe në sheshin e Drenasit.

Zëvendëspresidenti i PE-së do të vizitojë edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt dhe kishën katolike “Shën Abraham” në Llapushnik.

Të ngjashme