Zyba: PDK do që të shpërlajë veten me hetim sipërfaqësor në letër, ndaj nuk mbështeti propozimet e VV-së

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba ka bërë një reagim ku përmend disa arsye pse Partia Demokratike nuk mbështeti propozimet e këtij subjekti lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit.

Sipas Zybës PDK-së i shkon për-shtati hetimi sipërfaqësor në letër, në raportin formal, njofton Klan Kosova.

”PDK po dëshiron që të shpërlajë vetën me një hetim sipërfaqësor në letër, në raport formal. Nëse shikohet kështu atëherë gjithçka pritet të jetë në rregull. P.sh. rasti i privatizimit të Industrisë së Gomës dhe Kimike “Ballkan” nga Theranda e shpërfaq shumë mir si ka ecur ky proces.

Kjo fabrikë e shitur për rreth 1.4 milion euro me ‘spin off special’ lëre që nuk ka përmbushur kushtet e ka ndërruar destinim, por ka shitur vetëm dy parcela që janë shumfish më shumë se e gjithë çmimi me të cilin është blerë fabrika. Aty janë ndërtuar markete. Sikur ky rast ka shumë gjithandej Republikës së Kosovës.

Për PDK është me rëndësi që me letra të jetë në rregull, tutje se kush del nuk ka rëndësi. Andaj dhe nuk mbështetën propozimet e VV-së që hetimi të jetë total”.

Të ngjashme