Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi (KSPAG) mbajtën tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se procesi i dialogut është politizuar tej mase sa që ndikimi pozitivi tij në jetën e qytetarëve është lënë anash në tërësi dhe që diskursi politik ka formësuar opinionin e qytetareve për dialogun duke i dhënë një kahe negative.
Naim Rashiti nga Grupi për Ballkan tha se mungesa e zbatimit apo zbatimi i ngadalshëm i disa marrëveshjeve ka ndikuar në këtë diskurs.
“Kemi pa që marrëveshjet 0383 është më e njohur për publiku se e kanë pranua në telefon. Kemi pa shumë pak njerëz dinë për certifikatën e ADR për transportin e kimikaleve, ka qenë në gjendje të transportojnë mallra të rrezikshme përmes Serbisë. Vulat doganore s’kanë pasur qëllim të rregullojnë tregun mes Kosovës dje Serbisë, por përfitimi është rritja e qarkullimit të mallrave drejt BE-së përmes Serbisë. Me vule të doganave kanë qarkulluar në masë të madhe dhe anasjelltas“, tha Rashiti.
Gazmir Raci, ish-anëtar i ekipit negociator tha se dialogu teknik ka rënë nën hije të dialogut politik.
“Dialogu teknik për mendimin time është zhvilluar ne dy faza 2011-2013 dhe në kuadër të atij procesi delegacioni ja udhëtuar me një bazë ligjore pasi kuvendi në mars 2011 miratojnë rezolutë të hyjë ne dialog teknik më rëndësishme që si rezultat i atij dialogu në atë fazë ishte tregtia lire apo njohja e vulave doganore element tjetër ka të bëjë me kthimin e regjistrave civil. Liria e lëvizjes element i rëndësishme, sepse u instalua regjimi përmes letërnjoftimeve ky model u mor edhe mes Kosovës- Maqedonisë dhe Kosovës -Malit të Zi”, tha ai
Naim Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane, tha se politizimi i dialogut ka ndikuar në moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy shteteve.
“Sfidat që pengojnë arritjen e marrëveshjes ekzistojnë. Sfida më e madhe pse disa marrëveshje s’janë të suksesshme është politizimi i dialogut politik nga të dy anët. Tjetra nga ana e Kosovës dhe Serbisë është se kanë resurse të ulta të parave dhe kapitalit njerëzor për t’i implementuar dhe perceptimi publik se marrëveshjet e mëhershme nuk janë implementuar”, tha ai.
Zhelko Tvrdishiq, gazetar nga Mitrovica e veriut, tha se qytetarët nuk përfituan shuam nga dialogu disavjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse pyesni njerëzit ne veri se çfarë kane përfituar nga dialogu 90 për ëind do thoshin kurrfarë. Qëllimi i dialogut është përmirësimi i jetës së qytetarëve. Kisha veçuar dy marrëveshje që kanë pasur efekt pozitiv për liri të lëvizjes dhe integrimi i gjyqësorit në veri të Kosovës. Kam shikuar marrëveshjen për liri të lëvizjes. Është diçka e mirë pozitive, ka rëndësi për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 kanë arritur disa marrëveshje në Bruksel, mirëpo që shumica e tyre nuk janë zbatuar.