Polonia në krah të Shqipërisë: Nxisim KE-në të hapë negociatat

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur sot në Tiranë Nënkryetarin e Parlamentit të Polonisë, Ryszard Terlecki.

Homologu polak siguroi kryeparlamentarin Ruçi se vendi i tij do të nxisë Këshillin Europian që të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë.

Sipas tij, 27 deputetët polakë janë në një linjë mes tyre dhe kërkojnë që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për t’u bërë më pas pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian, raporton Tch.

“Nxisim KE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. 27 eurodeputetët polakë janë shprehur pro negociatave në mbledhjen e parë të PE. Zgjerimi i Europës është prioritet para forcimit të BE-së”-tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme