Porsche në 1968-ën ka ndërtuar Bergspyder, një veturë super e lehtë me një ulëse e e cila u ndërtua posaçërisht për garat malore.
E ngjyrosur në të bardh e gjelbër, Bergspyder peshon vetëm 384 kilogram, e edhe pse si model kishte jetë të shkurt, nuk supozohej që emri ‘Bergspyder’ të përfundonte me të, transmeton koha.net.
Në 2015-ën, Porsche kishte krijuar një grup punues me qëllim të krijimit të një superveture sportive me peshë të lehtë e që bazohej në modelin Boxter.
Ky Boxter Spyder i inspiruar në modelin 909 të viteve 60-ta, doli të jetë model 981 Bergspyder i ngjyrosur krejtësisht njëjtë, në të bardh e të gjelbër.
Pa tavan e vetëm me një ulëse, 981 Bergspyder ishte një inspirim modern i 909-shit, por pak më i madh.
981 Bergspyder peshon vetëm 1,099 kilogram ndërsa ka motorin 3.8 litërsh që prodhon 289 kuajfuqi e i cili bërë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4 sekonda.
Porsche për shkak të rregullave të regjistrimit të veturave në shumë shtete, nuk do të prodhoj këtë veturë për shitje në masë, pasi mund të ndikoj shitjet potenciale të tij.
Bergspyder ishte e ekspozuar në muzeun e Porsches, por tani për herë të parë do të publikohet në garën për ngjitje të maleve në Gaisbergu 2019.