Gërxhaliu interesohet për potencialet ekonomike të Hondurasit

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 16:41 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, takoi sot Roberto Achoa Madrid, ambasador i Hondurasin në Unionin Evropian i cili nesër do të dorëzojë kredencialet te presidenti i Kosovës si ambasador në Kosovë. Me ketë rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të ekonomive të dy vendeve dhe u theksua rëndësia që në ketë drejtim mund të ketë OEK-u.

Kryetari Gërxhaliu theksoi interesimin e vendit tonë dhe komunitetit të biznesit për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik me shtetin mik të Hondurasit, posaçërisht duke pas parasysh resurse e shumta që i ka ky vend.

“Nëse analizohen të gjitha të dhënat për resurset që i ka Hondurasi ka mundësi të shumta për bashkëpunim në mes të dy vendeve. Pjesa kryesore e resurseve dhe eksporteve të Hondurasit është sheqeri, kafeja dhe produktet tjera të kërkuara në treg, prandaj bashkëpunimi ekonomik në mes të Hondurasit dhe Kosovës mund të jetë i suksesshëm. Me Hondurasin kemi marrëdhënie të mira politike dhe ato duhet të konkretizohen edhe me bashkëpunim ekonomik”, tha kryetari i Odës.

Sipas tij, vetë fakti se prej nesër Hondurasi do të ketë zyrtarisht ambasadorin në vendin tonë është mundës e cila duhet shfrytëzuar.
Ambasadori Madrid shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe me këtë rast theksoi rolin që në këtë bashkëpunim mund dhe duhet të ketë Oda Ekonomike e Kosovës.

Gjithashtu u theksua se ne pjesën e dytë të janarit një delegacion i lartë nga Kosova do të vizitojë Hondurasin dhe mekëte rast do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes për bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në lëmin e ekonomisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme