Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës që u mbajt javën e kaluar me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë Demarkacionin, projektligj ky i cili u dërgua në Kuvend për ratifikim.
Burime të Gazetës Express javën e kaluar kanë treguar se Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin do të bëhet para vizitës së Joe Biden në Kosovë, zëvendëspresidentit amerikan.
Biden pritet të vijë në Kosovë më 17 gusht, ndërsa ratifikimi i demarkacionin pritet të dalë në shqyrtim në seancë plenare këtë javë, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe një grupi të ekspertëve.
Pas debatit, i cili kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes palëve – pozitës, opozitës dhe ekspertëve, u kuptua se palët u morën vesh që nuk merren vesh mes vete.
Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në një seancë plenare që pritet të mbahet gjatë kësaj jave.
Pozita është më se e vendosur që duhet bërë ratifikimi i kësaj marrëveshje derisa opozita bën thirrje për refuzimin e saj.