Prej një viti të martuar, Taika Waititi tregon për herë të parë se si e kuptoi që Rita Ora ishte e duhura për të

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Prej më shumë se një viti këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi në ceremoni private në Los Angeles

Së fundmi gjatë një interviste për “The Morning Mash Up”, Taika ka zbuluar më shumë rreth marrëdhënies me bashkëshorten e tij dhe tregoi se si e kuptoi që ajo ishte ferma e duhur.

Ai tha se kishte kuptuar që Rita ishte personi i duhur për të që para se ata të fillonin të dilnin së bashku.

“Mund të ketë qenë kur u takuam për herë të parë, e cila ishte edhe vite para se të bashkoheshim”, tha Taika, ndërsa tregoi se për herë të parë është takuar me Ritën në një festë grilli.

“U bëmë shumë miq të mirë dhe, ju e dini, ishim gjithmonë njerëzit e fundit që qëndronin në fund të mbrëmjes për të biseduar, dhe pastaj ajo do të thoshte: ‘Ok, mirë. Shpresoj se ke marrë një shofer’ dhe unë thoja, ‘Ok, shihemi’, dhe pas disa vitesh të tilla, në fund ajo tha, atë që pëlqej te ajo është se ajo di pikërisht çfarë dëshiron dhe kur e dëshiron”, tha Taika.

Kujtojmë që çifti e ndanë për herë të parë me publikun lajmin për lidhjen e tyre në verën e vitit 2021, kur Ora ndodhej në Australi, në jurinë e spektaklit të talenteve “The Voice Australia”.

Të ngjashme