Prekaj: Është obligim moral vizita e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 17:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të institucioneve, politikanë e qytetarë të shumtë kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” për të bërë homazhe me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Nikollë Prekaj, u deklarua për media, duke thënë se është obligim moral vizita e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

“Sot në këtë ditë të madhe, nderojmë heronjtë e kombit me i tregu gjithë botës se shqiptarët janë të gatshëm me u fliju për lirinë dhe atdheun e vetë. Prandaj sot jem këtu, me kry një obligim moral dhe kombëtar pranë këtyre trupave këtu, që ne do ta vazhdojmë rrugën dhe idealin. Për të cilin ideal, këta u flijuan për të nderuar shtetin dhe duke ndërtuar një shtet të mirëfilltë”.

“Ne si parti politike, Balli Kombëtar është e përkushtuar ta vazhdojë rrugën drejt bashkimit kombëtar drejt realizimit të idealeve të këtyre që u flijuan në Prekaz dhe çdoku në trojet tona”, tha Prekaj.

Të ngjashme