Premio 30 mijë euro për kualifikimin në Botërorin 2019

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 14:46 | Nga

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll do të përfitojë 30 mijë euro, në rast se kualifikohet në Botërorin e vitit 2019.

Shtesë e kësaj premio mund të jetë edhe 10 mijë euro, nëse shënon dy fitore ndaj Rumanisë.

Vendimi është marë në Këshillin Drejtues të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, e cila vlerësoi pozitive paraqitjen në Evropianin në Kroaci. Këshilli Drejtues propozoi premiot për sfidat me Rumanin, të cilat do të duhet të jetë nxitje për sfidat e balotazhit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të përfitojë 30 mijë euro nëse kualifikohet në Botërorin në Gjermani dhe Danimarkë, ndërsa shtesë edhe 10 mijë euro nëse shënon 2 fitore ndaj Rumanisë.

Ndeshjet e balotazhit me Rumaninë do të zhvillohet më 10 qershor në transfertë dhe 13 qershor në Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme