Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, këshilltari për media i Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.

Ai bëri të ditur se sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor.

“Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, tha ai për Klanin.

Të ngjashme