Presidenca për sulmin ndaj policisë: Serbia po synon destabilizimin e Kosovës

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri janë tentativa të Serbisë dhe strukturave të saj siç i ka quajtur “kriminale” për ta destabilizuar situatën e sigurisë dhe atë politike në vend.

Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se pavarësisht kësaj, shteti i së drejtës do të mbizotërojë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kryen disa sulme që synonin Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Të ngjashme