Presidenti flet rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 21:43 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës.

Sipas Thaçit, mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses I radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka përgëzuar qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike.

Ky është postimi i plotë:

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.

Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane.

Të ngjashme