Presidenti i Finlandës flet me Zelenskyn, diskutohen korridoret për evakuimin e civilëve

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa pritet që një bisedë gjatë ditës ta zhvillojë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Niinisto e Zelensky diskutuan për situatën e lutës në Ukrainë, ku temë e veçantë ishte evakuimi i civilëve ukrainas.

“Tema të veçanta ishin nevoja për të siguruar një evakuim të sigurt të civilëve përmes korridoreve humanitare dhe siguria e objekteve bërthamore. Presidentët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e tyre”, thuhet në një deklaratë të qeverisë finlandeze, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Finlanda që kufizohet me Rusinë prej kohësh kanë pasur marrëdhënie neutrale, teksa presidenti finlandez, Niinisto, gjatë takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ka shprehur simpatinë e tij për popullin e Ukrainës, që sipas tij, lufton me guxim për vendin e tyre.

Të ngjashme