Presidentja e Komisionit Evropian pritet në takim nga Osmani

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit do të ketë konferencë për medie. Ajo do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës.

Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30. Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri.

Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.

Të ngjashme