Pretendoi se me vaksina vendosen çipa, kleriku po lufton me vdekjen nga Covid-19

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një kardinal skeptik i vaksinave, i cili kundërshtoi edhe rregullat për të mbajtur maskë, është me ventilator pasi u testua pozitivisht me COVID-19.

Raymond Burke u infektua me virusin javën e kaluar ndërsa viziton Wisconsin nga Roma, shkruan Metro.co.uk.

Ai u pranua në spital në fundjavë dhe mjekët thanë se janë të ‘inkurajuar nga përparimi i tij’.

Kleriku 73 vjeç, ka postuar shpesh teori kundër vaksinave dhe pretendonte se ato përdorën për të implantuar ‘mikroçipa’ tek njerëzit , pretendime të hedhura poshtë në mënyrë të përsëritur nga ekspertët.

Të ngjashme