Prezantohen 67 punime nga 17 arkitektë në ekspozitën “Ide për Prishtinën”

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 15:59 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënën është bërë hapja e ekspozitës “Ide për Prishtinën”, ku u prezantuan 67 projekt ide për Prishtinën që janë pranuar nga 17 vende të botës.

Kjo ekspozitë do jetë e hapur nga sot, 25 mars deri me 5 prill, me ç’rast qytetarët do ta kenë mundësinë për ta vizituar dhe të votojnë për punimin e tyre të preferuar, raporton Ekonomia Online.

Donat Lushaku, zëdhënësi i komunës se Prishtinës, tha se idea e kësaj ekspozite është paraqitja e disa punime inovative, 67 prej tyre nga 17 arkitektë.

“Idea e kësaj ekspozite është të paraqesë disa punime inovative, 67 punime nga 17 arkitektë nga  vende të ndryshme të botës për të pasqyruar punën e tyre dhe mundësitë se si të intervenohet dhe transformohet kryeqyteti”, tha Lushaku.

Bekim Ramku, drejtori i Fondacionit, (KAF) u shpreh se për tre muaj që ka qenë konkursi i hapur, kanë pasur mbi 70 propozime. Disa nuk janë shfaqur në mënyrë grafike por janë për vlerësim nga juria. Ai tregoi se vlerësimi monetar është 5 mijë euro, ndërsa rezultati final do të publikohet para datës 20 prill.

“Ky është edicioni i dytë i konkursit “Ide për Prishtinën” edicioni i parë ka qenë  në 2014, kemi pas një pushim të gjatë por duke e marrë parasysh që kryetari është arkitekt ka insistu me e vazhdu me këtë shpërblim. Kështu që për tre muaj ditë sa e kemi pas konkursin e hapur kemi pas mbi 70 propozime, disa nuk janë në formë që prezantohen në mënyrë grafike por janë pjesë  e vlerësimit për jurinë”, tha Ramku.

Propozimet e punimeve kanë ardhur nga 17 vende të botës por më së shumti nga Kosova dhe Shqipëria.

“Idetë kanë ardhur nga 17 vende të botës kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria na gëzon shumë fakti se ka pasur një numër të madh të studentëve të arkitekturës dhe arkitektëve të rinjë që kanë propozuar se pak a shumë është krejt shpërblimi drejtuar që me iu dhënë një jehonë aty. Shpërblimi kryesor ka vlerë monetare 5 mijë euro e kemi një juri profesionale e udhëhequr nga kryetari. Unë jam pjesë e jurisë kemi Luca Molinari nga Italia, kemi Adelina Greisha, drejtoresha e planifikimit në Shqipëri, Joni Bllaboqi ish drejtori i planifikimit në Tiranë. 

E kemi edhe votën publike, pra 10 për qind të vlerësimit të përgjithshëm të jurisë është edhe vota publike për dy jave sa ka me qenë ekspozita e hapur vizitorët kanë me e pas mundësinë e votimit për idenë e tyre të preferuar. Diku para 20 prillit mendojmë ta bëjmë publike për vendin e parë, të dytë dhe të tretë të ekspozitës”, shtoi Ramku.

Të ngjashme