Princi William dhe dukesha Kate vizitojnë Pakistanin

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Princi William dhe Kate Middleton arritën në Monumentin Kombëtar të Pakistanit me një ‘tuk-tuk’.

Duka kishte veshur kostumin tradicional të atij vendi, ndërsa gruaja e tij veshi një futan të gjatë të Jenny Packham, shkruan DailyMail.

Dukesha e Kembrixhit shkëlqeu në fustanin e gjëlbër, teksa hyri me princin William, në Islamabad.

Në këtë vizitë mbretërore, ata vizituan Monumentin Kombëtar të Pakistanit, ndërsa u pritën nga Komisioneri i Lartë Britanik, Thomas Drew.

Përmes rrjetit Twitter u raportua se rrugët kryesore në Islamabad u bllokuan për t’i lejuar çiftin mbretëror të kalojnë lirshëm në qytet.

William, 37-vjeç do të jepte një fjalim, në të cilin nxjerr marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Pakistanit, duke përshkruar mbështetjen e Britanisë për rolin kryesor të Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.

Vizita pesë-ditore në Pakistan, duke ndjekur gjurmët e hapave të Dianës në 1997, është realizuar për të mbështetur rëndësinë e arsimit cilësor dhe të nënvizojë sesi vajzat përfitojnë nga ndjekja e arsimit të lartë dhe karrierës profesionale.

Më vonë, William dhe Kate do të marrin pjesë në një pritje të organizuar nga Thomas Drew, Komisioneri i Lartë Britanik në Pakistan, në të cilin Duka pritet të thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë vendin si një “partner dhe mik kryesor”.

Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore ka shkelur këmbën për vizitë në Pakistan për 13 vjet, për shkak të fhunës dhe terrorizmit që ka goditur vendin, përfshirë vrasjen e ish-kryeministrit Benazir Bhutto në 2007.

Të ngjashme