Prindërit japin bekimin, Rita po fejohet me regjisorin e njohur

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen në Australi gjatë festave të Krishtlindjeve. Prindërit e këngëtares shqiptare, Besnik dhe Vera Sahatçiu thuhet se i kanë dhënë bekimin Ritës për tu fejuar me regjisorin e njohur.

Ata janë takuar me Taikan në Londër dhe thuhet se janë të kënaqur me karakterin e treguar

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin 2022 të The Voice. Pikërisht në Australi në xhirimet e The Voice ka ndodhur njoftimi dhe takimi i parë i tyre.

Taika ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa Rita ka pasur disa lidhje, por nuk është fejuar asnjëherë.

Krishtlindjet e këtij viti pritet të jenë me fat për të dy dhe çifti në fjalë pritet të ndërrojë statusin.

Të ngjashme