Prindërit në Mitrovicë e detyrojnë fëmiun e tyre të kërkojë lëmoshë

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë detyruar fëmiun e tyre të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme në Mitrovicë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare, pasi që të njëjtit janë prindër të viktimës moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, të cilin e kanë detyruar të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme