Prishtina me 20 mijë euro buxhet për kamera sigurie, por pa to

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 10:24 | Nga

Janë ndarë 20 mijë euro buxhet për ta bërë kryeqytetin me kamera sigurie, porse nuk ka ndonjë datë se kur do të mund të vendosen ato, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Prishtinës, sipas projektit buxhetor për vitin e ardhshëm, ka ndarë 20 mijë euro për vendosjen e kamerave të sigurisë.

Deri tani Komuna dy herë ka dështuar në tenderimin për vendosjen e kamerave. Kurse njohës të çështjeve të sigurisë po kërkojnë vendosjen urgjente të kamerave, së paku në pikat kyç të kryeqytetit.

Habib Qorri, zyrtar në Komunën e Prishtinës, ka thënë se është e vërtetë që Prishtina deri më tani nuk ka vendosur kamera të sigurisë në hapësirat publike në rruge, trotuare dhe sheshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme