Triumfi relativisht i lehtë në Kupën e Kosovës i hap rrugë ndeshjes më të vështirë për Z Mobile Prishtinën në histori të saj. Ose, nëse nuk është më e vështira, atëherë padyshim se është më e rëndësishmja për të dhe ndaj ekipit që ka të kaluarën më të pasur nga të gjithë kundërshtarët e deritashëm.
Z Mobile Prishtina sot pret ekipin nga Italia, Pallacanestro Varese, që në fund të viteve ’60 dhe fillim viteve ’70 ka dominuar basketbollin në Evropë, duke fituar pesë tituj kampioni, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën nga ora 20:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve luhet ndeshja e parë e 1\8 së finales të FIBA Europe Cup.
Tash ekipi italian qëndron larg nga ai dominim i para gjysmë dekade gati, por sukseset nuk i mungojnë. Për shembull në garën ku do të takohet me Prishtinën, para tre vjetëve doli nënkampion.
Te Prishtina janë të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por optimizmi është në kulm.