Prishtina e paralajmëron ndeshjen ndaj Dukagjinit në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina e ka paralajmëruar ndeshjen e radhës të tyre ndaj Dukagjinit të shtunën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse FFK-ja ka kërkuar të mos shfrytëzohet nga Prishtina stadiumi, kjo nuk po përfillet nga klubi kryeqytetas, që kërkon të luajë në stadiumin e vet.

Pikërisht të shtunën në orën 16:00 do të luhet ndeshja e turneut kualifikues U17 për Evropianin 2023 në mes Italisë dhe Finlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështjeje, teksa ndeshja e kaluar e Prishtinës me Trepçën’89 u anulua.

Të ngjashme