Prishtina hap tregun e fundvitit

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 12:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tregu i fundvitit është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të cilën janë vendosur 24 kioska për të shitur produkte të ndryshme.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky treg do iu sjellë mjaft fitime këtyre bizneseve.

“Ky aktivitet ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm viteve të kaluara. Kemi përzgjedhur bizneset në bazë të një konkursi të hapur ku kemi tentuar të kemi një mix të shërbimeve, prej kafes e deri tek vena e vluar”, ka thënë Ahmeti.

Ai theksoi se në vitin tjetër do të mundohen që të rrisin numrin e kioskave pasi, sipas tij, sivjet pati shumë interesim nga kompani të ndryshme, por që komuna nuk mundi t`i përballojë.

Ndërkaq, drejtori i Kulturës, Besart Vllahinja, tha se këtë vit tregu do të shoqërohet edhe me muzikë e aktivitete të tjera kulturore.

“Po vazhdojmë traditën e tregut të fundvitit, ky treg bënë zhvillimin ekonomik të Prishtinës por jo vetëm. Do të ketë edhe aktivitete kulturore ku do mundohemi të sjellim edhe muzikë dhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë tërheqëse për konsumatorët dhe vizitorët e këtij tregu”, tha Vllahinja.

Kryetari Ahmeti, së bashku me Vllahinjën, vizituan edhe këmbë shtëpizat prej të cilave shijuan edhe produktet të cilat këto këmbë shtëpiza i ofrojnë.

shpend-ahmeti

prishtina-sheshi1

prishtina-sheshi

 

Të ngjashme