Prishtina merr përvojat nga Mannheimi për fushën e kadastrit

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 15:53 | Nga

Një delegacion i Komunës së Prishtinës, në krye me Shpend Ahmeti, vizituan komunën Manheim të Gjermanisë, me ftesë nga kryetari i kësaj komune.

Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrit dhe për aftësim profesional në agrokulturë.

Në takimet me drejtorin e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrit të qytetit të Mannheim Dr.Grüninger, drejtoresha e Kadastrit, Nora Kelmendi prezantoi punën që është bërë në reformimin e kadastrit në Prishtinë.

Në këtë takim palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte konkrete në përdorimin e sistemit të avancuar të shënimeve kadastrale të qytetit-ALKIS.

Drejtori i Bujqësisë, Ferat Makolli, u takua me drejtoreshën e shkollës “Helene Lange Schule/Fröbelseminar”, Krusten Bolm, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në aftësimin profesional në fushën e bujqësisë.

Gjatë vizitës në Manheim, kryetari i Komunës së Prishtinës i shoqëruar nga anëtari i Bordit Këshillimor të Migracionit në Manheim, Tefik Ramadani, u takua edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

Rezultatet e para të bashkëpunimit në projektet konkrete pritet të vërehen deri në fund të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme