Prishtina miraton propozimin për vendosjen e qoshqeve

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 12:13 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e parë për këtë vit më 27 vota për dhe 8 kundër ka miratuar  propozim-vendimin për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti duke iu përgjigjur disa asamblistëve të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë rreth qoshqeve tha se modeli i tyre është marrë nga Vjena dhe Lubjana.

Sipas tij, sipërfaqja e tyre do të jetë 11, 15 dhe 18 m2 dhe do të jenë nga konstruksioni metalik, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se koston e ndërtimit të qoshqes duhet ta bartë personi, i cili e merr në shfrytëzim. Sipas tij nuk është e nevojshme që komuna t’i ndërtoi këto qoshqe.

Asamblistët e Kuvendit Komunal  po ashtu kanë miratuar edhe propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për shqyrtimin e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015 e po ashtu edhe për shqyrtimin e raportit vjetor buxhetor për vitin 2016.

Asamblistët po ashtu në rend ditë kanë futur edhe propozimin e Lirak Qelajt për Qendrën për Rehabilitim “Nëna dhe Fëmija”.

Të ngjashme