Prishtina nderon dëshmorët

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 10:46 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës po shënon Ditën e dëshmorëve. Me këtë rast Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Aty janë parë edhe deputetë të nga kjo Lëvizje, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu për nder të kësaj dite homazhe u bënë edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te shtatorja e Skënderbeut.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se dëshmorët e kombit janë arsyeja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Po vizitojmë varrezat dhe shtatoret e dëshmorëve të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën jetë. Ata bënë që liria dhe pavarësia e Kosovës të jetë kjo liri të cilën ne sot e gëzojmë. Përkulemi përjetësisht para veprave të tyre historike”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu ka folur edhe për ndërtimin e varrezave të qytetit me ç’rast ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të përkrahur këtë projekt.

Kryetari i i familjeve të dëshmorëve dega në Prishtinë, Naser Pacolli, tha se varrezat e dëshmorëve duhet të mirëmbahen më mirë dhe në këtë drejtim i bëri thirrje Agjencionit për Mirëmbajtjen e Monumenteve që të punojë më shumë për një gjë të tillë.

Homazhe do të bëhen edhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishevc, Canaj, Barilevë, Koliq, Stallovë dhe Rimanishtë.

Tubimi Qendror përkujtimor mbahet në fshatin Marec.

Ndërsa Akademia Përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”, do të mbahet në ora 18:00.

Të ngjashme