Prishtina nesër fillon fazën e katërt e dezinsektimit

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 17:03 | Nga

Komuna e Prishtinës nesër fillon fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, i cili do të vazhdojë deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

E premte 22 korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E shtunë 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat  dhe  Kolovica;

E diele 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;

E hënë 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E martë 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E mërkurë 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”, njofton Komuna e Prishtinës.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme