Prishtina nikoqire e delegacioneve nga Amerika, Izraeli e Vatikani për “murin e nderit”

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prishtina zyrtare do të jetë nikoqire e delegacioneve shtetërore të Amerikës, Izraelit e Vatikanit, me rastin e realizimit të projektit “Muri i nderit” në parkun ë qytetit, i cili tregon mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët, gjatë Holokaustit.

Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndërtimin e këtij monumenti u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u ndanë 25 mijë euro për këtë projekt.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të jetë ngjarje madhore.

“Do të ndahen 250 mijë euro për nevojat e fondacionit në realizimin e projektit “Muri i nderit” në Prishtinë, që i tregon botës historinë unike të sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Pos monumentit në parkun e qytetit në Prishtinë, do të jetë ngjarje madhore ku pritet të jenë prezent delegacionet nga Amerika, Izraeli dhe Vatikani”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme