Prishtina nuk i besoi, sot Rrahmani ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani të premten edhe zyrtarisht nënshkroi kontratën me Napolin.

Kapiteni i Kosovës të premten përfundoi testet mjekësore dhe nënshkroi për pesë vitet e ardhshme me klubin napolitan.

Rrahmani deri në fund të sezonit do të qëndroj me Hellas Veronën, pastaj më një qershor do t’i bashkohet Napolit.

Karriera e Rrahmanit ka qenë me shumë sfida, pasi nga futbolli i Kosovës arriti në majet e futbollit evropianit.

E filloi me Ramiz Sadikun, pastaj te Drenica e kështu me radhë…

Por, karriera e tij nuk ishte pa sfida të shumta. Në vitin 2011, Rrahmani nuk kishte arritur të kalojë provat tek klubi më i madh në vend, Prishtina

Por, si ndodhi e gjithë kjo?

Në kohën kur trajner i klubit ishte emëruar, gjermani Ëolfgang Jerat, ai kishte mbledhur talentët e shumtë të klubeve të Kosovës, me të cilët kishte mbajtur grumbullime disa ditore.

Pjesë e atyre grumbullimeve ishte edhe Rrahmani, që zyrtarisht ishte pjesë e Ramiz Sadikut, por që kërkonte të bënte hapin e madh, për të fituar zemrën e gjermanit që erdhi me shumë bujë tek Prishtina, shkruan “gazeta Olle”.

Pas disa ditësh, Rrahmani nuk ishte në listën e Jeratit. Karriera e shtatlartit prishtinas nuk u ndalë. Ai nga Ramiz Sadiku u transferua tek Drenica në Superligë.

Aty Amiri ishte ndër më të dalluarit, për t’u transferuar më pas tek Partizani i Shqipërisë, në vitin 2013-2015.

Në 2015-tin u transferuar tek Spliti ku luajti një vit, për të bërë një tjetër përparim.

Nënshkroi me Dinamon e Zagrebit, klubin më të madh në Kroaci, prej nga u huazua tek Lokomotiva, për t’u kthyer sërish tek dinamovitët.

Në verën e vitit të kaluar, ai vuri të zezën në kontratën e Veronës së Serie A.

Vetëm gjashtë muaj i mjaftuan për të bërë përparimin më të madh, kalimin tek Napoli, ku zyrtarizimi pritet të bëhet brenda orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme