Prishtina po pret rezultatet e mbi 200 testeve për Coronavirus

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Rreth 220 persona nga komuna e Prishtinës po i presin rezultatet për COVID-19. Këto mostra janë marrë gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet.


Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për Express se rreth 100 mostra janë testuar dje, ndërkaq sot priten rezultatet e tyre.

“Dje janë marrë rreth 100 mostra të dyshuara për virusin COVID-19. Shpresojmë se rezultatet e tyre do t’i marrim sonte”, ka thënë Gashi.

Gashi bëri të ditur se të mërkurën janë marrë afërsisht 120 mostra të reja.

“Sot janë marrë afërsisht 120 mostra të reja për testim”, deklaroi Gashi.

Që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë, në Prishtinë janë konfirmuar gjithsej 260 persona me COVID-19.

Raste aktive me koronavirus momentalisht në kryeqytet janë 184.

Nga ta janë shëruar 74, ndërkaq kanë vdekur 2 persona.

Ndërkohë, nga data 8 shkurt deri më 16 qershor, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë testuar gjithsej 19 mijë e 312 persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 756 raste, nga të cilat janë shëruar 968 dhe kanë vdekur 34 persona.

Të ngjashme