Prishtina rrit shpenzimet “e luksit” gjatë 9-mujorit

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 09:23 | Nga

Më shumë se 73 milionë euro i ka planifikuar Komuna e Prishtinës që t’i shpenzojë gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, por gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 40 milionë prej tyre, apo 54.71 për qind të buxhetit të planifikuar për shpenzime.

Nga të gjitha kategoritë e shpenzimeve, më së paku janë realizuar shpenzimet për investime kapitale, ku kanë qenë të planifikuara të bëhen afro 34 milionë euro investime për këta nëntë muaj të vitit, por janë shpenzuar vetëm 11 milionë prej tyre, apo vetëm 32.9 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme