Prishtina sërish prin me numrin e të infektuarve nga Covid

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti sërish po qëndron në krye të listës sa i përket rasteve të reja të paraqitura me Covid-19. Në Prishtinë për 24 orët e fundit janë paraqitur 324 raste të reja me koronavirus nga 637 sa ishin në total  ë nivel vendi, shkruan Express.

Kështu u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

Në vazhdim gjeni rastet e 24 orëshit të fundit për secilën komunë në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme