Hendbollistet e Prishtinës do të takohen me ato të Istogut në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në kryeqytet më 13 apo 14 qershor, kurse në ndeshjen e dytë Istogu është vendas. Istogu është kampion në fuqi, ndërsa ka pretendime të mbrojë titullin. Gjysmëfinalja e plejofit, njëjtë si finalja, do të luhet në dy ndeshje.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Ferizaj e Vushtrria.
Shorti është tërhequr të shtunën, ka njoftuar FHK-ja. Është vendosur që stinori në Superligën e hendbollisteve të përfundoj me plejof. Edicioni ishte ndërprerë në mes të marsit për shkak të koronavirusit. Në momentin e ndërprerjes, Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj kishin nga 22 pikë. Për këtë Bordi i FHK-së vendosi që çiftet gjysmëfinale të përcaktohen përmes shortit.
Në Superligën e hendbollistëve çiftet e plejofit janë përcaktuar në bazë të renditjes.