Prishtina shënon regres në investimet kapitale në 3-mujorin e parë

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 08:30 | Nga

Komuna e Prishtinës, ka shënuar regres në shpenzimet e investimeve kapitale, duke shfrytëzuar në tremujorin e parë të këtij viti vetëm 2.61 për qind të buxhetit total që vetë ka planifikuar për këtë kategori shpenzimesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

E dështimin në këtë aspekt, e ka pranuar edhe vetë Ekzekutivi lokal, përkatësisht Drejtoria e Financave, e cila harton projektet buxhetore, përfshirë edhe raportet periodike, siç është ky i tremujorit të parë të këtij viti, në të cilin shkruan qartë: “Shpenzimet kapitale janë ekzekutuar në një normë jo të kënaqshme, apo 35 mijë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo vetëm 2.61% e planifikimit të përgjithshëm për këtë vit”.

Rënie e performancës buxhetore është shënuar edhe në të hyrat e planifikuara, përderisa kanë shënuar rritje shpenzimet për mallra dhe shërbime, si edhe ato për paga e mëditje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme