Prishtinasi rrah ish të dashurën

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 23:00.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme