Prishtinasi tentoi ta rrëmbente një grua, arrestohet

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbente një grua në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë.

Policia bën me dije përmes raportit, se i dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedh një thikë dhe substanca narkotike, të llojit marihuanë.

“I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

TENTIM RRËMBIMI / ARMËMBAJTJE PA LEJE / POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Ismet Hoti, Prishtinë, 22.03.2022-02:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar  ta rrëmbejviktimën femër kosovare. I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një  thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme